Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera të ndaluara.Sipas informacioneve, dhjetëra efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve po zhvillojne kontrolle në ambientet e brendshme të burgut ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur mes të tjerëve, politikanë, individë me rrezikshmëri të lartë e deri tek krerët e bandave. Policia bën me dije se nga kontrollet janë gjetur 5 telefona iPhone. Telefonat dyshohet se i përkasin të dënuarit Flamur Kapri. Më tej bëhet me dije se telefonat janë gjetur të fshehur në dyer e dusheve në katin e tretë të Godinës “A”. Kontrollet në ambientet e burgut po vijojnë për gjetjen e sendeve të tjera të ndaluara. “Në orët e mëngjesit të...