Gara për bashkinë e Vlorës, Mersini: Më shumë zhvillim dhe transparencë! Sota: Ndëshkim arrogancës së qeverisë

Gara për bashkinë e Vlorës, Mersini: Më shumë zhvillim dhe transparencë! Sota: Ndëshkim arrogancës së qeverisë

Në 9 nëntor qytetarët e Vlorës do të zgjedhin kryetarin e ri të Bashkisë mes socialistes Brunilda Mersini dhe Dionis Sotës, i cili ka hyrë në garë si kandidat i pavarur, por që ka mbështetjen e Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare. Socialistja Brunilda Mersini në një intervistë për Vizion Plus shpjegon se sfida e saj nuk është rezultati i 9 nëntorit, por si do u shërbejë më mirë qytetarëve të Vlorës. “Vlora është një qytet që ka pritshmëri shumë të larta dhe me shumë të drejtë. Sepse kërkon të ketë një menaxhim më transparent, më dinjitoz dhe më bashkëkohor. Dhe synimi im është që institucioni i bashkisë të jetë një institucion partner i qytetit”, tha Brunilda Mersini, kandidatja socialiste për bashkinë e Vlorës....