Kuvendi zhvillon nesër seancën plenare, ja çfarë pritet të ndodhë

Kuvendi zhvillon nesër seancën plenare, ja çfarë pritet të ndodhë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në një seancë plenare. Seanca e nesërme është caktuar të mbahet në orën 10:00. Në urdhrin për seancën e së hënës, të firmosur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, janë përcaktuar disa çështje me rëndësi në rendin e ditës. Ndër to: ngritja e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, për Reformën Adminstrativo-Territoriale, si edhe raportimi i veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, ILD-së dhe KLGJ-së.