Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
I zhdukur prej 6 ditësh/ Ndërpriten kërkimet për të riun nga Viçidoli, u pa të hipte në autobus drejt Deçanit
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka ndërprerë operacionet e kërkimit në fshatrat pranë kufirit të gjelbër Shqipëri–Kosovë për 26-vjeçarin Florjan Tabaku nga fshati Viçidol i Tropojës, i shpallur i zhdukur më 20 tetor 2025 nga familjarët e tij. Vendimi është marrë pasi, sipas informacioneve të pranuara nga autoritetet kosovare, i riu është parë duke hipur në një autobus që udhëtonte drejt zonës së Rastavicës në Deçan të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për mediat Kosovare kryetari i ShKShMK-së, Deni Hameli. “Ai ka zbritur poshtë malit. Bazuar në pamjet e kamerave kemi arritur ta konstatojmë se bëhet fjalë për të njëjtin person. Prandaj, tani kjo është punë e policisë dhe hetuesisë që të merren me rastin”, deklaroi Hameli. Që nga momenti kur familjarët raportuan humbjen...