Netanyahu: Izraeli vendos se cilat forca ndërkombëtare do lejohen në Gaza

Netanyahu: Izraeli vendos se cilat forca ndërkombëtare do lejohen në Gaza

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i lejojë të jenë pjesë e një force të planifikuar ndërkombëtare në Gazë, që synon të sigurojë përfundimin e luftës sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ende nuk është e qartë nëse shtetet arabe apo vende të tjera do të jenë të gatshme të dërgojnë trupa, ndërsa Izraeli ka shprehur shqetësime për përbërjen e forcës. Ndërkohë që administrata Trump e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve amerikanë në Gazë, forca mund të përbëhet nga trupa nga Egjipti, Indonezia dhe disa vende arabe të Gjirit. “Ne kemi kontrollin e sigurisë sonë dhe kemi bërë të qartë se, sa u përket forcave ndërkombëtare, Izraeli do...