Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Raporti i “The Guardian”: Vijat e verdha në Gaza rrezikojnë të shndërrohen në kufij të përhershëm
Një vijë e verdhë, e vendosur fillimisht si shenjë e përkohshme e armëpushimit në Rripin e Gazës, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një kufi të ri de facto, ndërsa procesi i paqes mbetet i bllokuar dhe tensionet në terren vijojnë të përshkallëzohen. Sipas një raporti të The Guardian, forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) kanë nisur vendosjen e blloqeve të betonit ngjyrë të verdhë çdo 200 metra, për të shënuar zonat që mbeten nën kontrollin e tyre gjatë fazës së parë të armëpushimit. Banorët vendas e përshkruajnë situatën si “një luftë që nuk ka përfunduar kurrë”. “Sa herë afrohemi pranë shtëpive tona, fillon të qëllohet nga çdo drejtim”, rrëfen Mohammad Khaled Abu al-Hussain, 31 vjeç, baba i pesë fëmijëve nga al-Qarara, një zonë pranë...