Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët dhe fletën e votimit! 12 kandidatë në garë për drejtimin e 5 bashkive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e kandidatëve për zgjedhjet në 5 bashkitë e vendit që do të mbahen më 9 nëntor. Në këto zgjedhje të pjesshme do të garojnë gjithsej 12 kandidatë. Në dy prej bashkive do të jenë nga tre kandidatë. Në bashkinë Cërrik garojnë Florenc Doka i PS, Eligert Hima i “Shqipëria Bëhet” dhe Amarildo Hoxha, i pavarur, i mbështetur nga partitë opozitare. Në bashkinë Mat garojnë Altin Bojni i PS, Suzana Pasha e pavarur dhe Eduart Brahilika i pavarur, i mbështetur nga opozita. Në bashkinë Berat garojnë Ervin Ceca i PS dhe Pavlo Shkarpa i pavarur, i mbështetur nga opozita. Në bashkinë Tepelenë janë në garë Gramos Sako i PS dhe Gabriel Guma i pavarur, i mbështetur nga PD. Në...