Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nesër Kuvendi në seancë ‘maratonë’ për drejtësinë! Votohen komisionet e ‘Zgjedhores’ dhe ‘Territoriales’
Nëse sërish nuk gjendet një arsye për kaos, seanca e ditës së hënë në Kuvendin e Shqipërisë pritet të jetë maratonë. Në parlament, do të raportojnë 5 institucionet më të rëndësishme të drejtësisë: Prokurori i Përgjithshëm, SPAK, ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Sipas dakordësisë, për secilin institucion do të lihet në dispozicion një kohë prej 150 minutash debat, ndërsa për herë të parë që pas nisjes së hetimeve për të, futjes në arrest shtëpie dhe marrjes i pandehur për aferën ‘Partizani’ kjo seancë pritet të përballë Sali Berishën me kreun e SPAK Altin Dumanin, sulmet ndaj të cilit i ka patur të rënda. I vetmi deputet, mungesa e të cilit dihet është Gazment Bardhi. Kreu i grupit parlamentar demokrat...