Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Java nis me shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja dita kur rikthehen kthjellimet
Ditën e hënë (27 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore hera – herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje. Në Alpe do të ketë reshje bore (flokë) me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullinë përgjatë zonave luginore në...