Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Moti i keq prek edhe Kukësin/ Gurë dhe inerte në rrugë, vështirësi për qarkullimin e mjeteve
Qarku i Kukësit ka paraqitur probleme në lëvizjen e automjeteve si pasoje e motit me rreshje shiu. Për shkak të rreshjeve intensive, janë paraqitur problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale. Problematikat më të më mëdha janë paraqitur në akset rrugore Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkop. Në këto akse ka prezencë uji në sipërfaqe, rënie gurësh dhe inertesh në disa pjesë të rrugës. Në lidhje me këtë situatë drejtuesëve të mjeteve u këshillohen të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit. Edhe Rruga e Kombit ka shfaqur vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë, reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të thella malore.