Tetë në plagosur në aksidente/ Shkak, shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë

Shpejtësia tej normave të lejuara, por edhe rrugët me lagështirë si pasojë e reshjeve, kanë rënduar edhe këtë të dielë bilancin e aksidenteve. Fatmirësisht nuk ka viktima, por raportohen të paktën 8 persona të plagosur deri më tani në aksidente të ndryshme.
Dy automjete janë përplasur në Rrugën e Arbrit, në afërsi të Gjoricës. Si pasojë, 6 persona kanë mbetur të plagosur, ku dy prej tyre janë nisur drejt Spitalit të Traumës për shkak të plagëve të rënda.Lexo edhe :Related Posts
Më herët, dy turistë francezë gjithashtu mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Pogradec-Korçë. Sipas policisë, çifti i huaj po udhëtonte me një motor dhe është përplasur nga një makinë.

Dy të huajt, pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, janë nisur drejt Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, ku në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet përkatëse.
/vizionplus.tv