KQZ regjistron kandidatët, Celibashi refuzon Gjergji Nikën për bashkinë e Vlorës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka regjistruar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në datën 9 nëntor në bashkitë e Vlorës dhe Beratit.
Në Vlorë do të garojnë Brunilda Mersini nga Partia Socialiste dhe Dionis Sota, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita. KQZ refuzoi të regjistrojë Gjergji Nikën, i cili kërkoi të garojë si kandidat i pavarur në Vlorë. Celibashi argumentoi se, sipas Kodit Zgjedhor, çdo kandidat i pavarur duhet së pari të regjistrojë komitetin nismëtar e më pas të kërkojë zyrtarizimin e tij si kandidat.
Në 3 bashkitë e tjera, regjistrimi bëhet në komisionet zonale dhe KQZ verifikoi vetëm formularët e dekriminalizimit, duke konstatuar se asnjë prej emrave nuk preket nga ky ligj.

Ndërkaq, KQZ hodhi edhe shortin për të përcaktuar renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet e 9 nëntorit.
/vizionplus.tv