Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Berisha-Dumani, sfida në parlament, të hënën do të raportojnë edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë
Parlamenti të hënën do të dëgjojë raportimin e institucioneve të pavarura, seancë që shënon përballjen e parë mes kryetarit të PD, Sali Berisha, dhe drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, prej momentit që SPAK-u ngriti akuzën për korrupsion ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, do t’u përgjigjet të hënën në parlament pyetjeve të deputetëve për veprimtarinë e këtij institucioni, dhe mbetet për t’u parë se çfarë pyetjesh do t’i drejtojë atij kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili në dy vitet e fundit ka artikuluar akuza të forta ndaj Dumanit. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet seanca, pasi herën e kaluar kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që deputetët të mos lexojnë pyetjet për drejtuesit e institucioneve,...