Rama e sulmoi, Flor Binaj i përgjigjet Kryeministrit – “Aktori më i madh je ti..”

Rama e sulmoi, Flor Binaj i përgjigjet Kryeministrit – “Aktori më i madh je ti..”

Kandidati i pavarur për Bashkinë Tiranë, Florjan Binaj iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e sulmoi në podkastin e tij “Flasim”. Rama e quajti Flor Binaj një “një aktor humori kandidat gjasme i pavarur” që sipas tij ka dalë nga radhët e kënetës, siç kryeministri konsideron Partinë Demokratike. Por, Binaj shprehet se aktori më i madh në vend është kreu i qeverisë, Edi Rama, duke e quajtur “prestigjator”. Aktori shprehet se Rama “u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë”. “Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator”, shkroi Flor Binaj.