Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Rama e cilësoi vetëm si humorist/ Binaj i kundërpërgjigjet: Ti je aktor, more 140 milion euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë
Aktori Florjan Binaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku ironizoi kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës. Përballë Ogerta Manastirliut, të cilën e cilësoi si “një menaxhere të zonja dhe fituese të padiskutueshme”, Rama “sulmoi” opozitën, duke thënë se ajo është “aq e dëshpëruar sa ka nxjerrë kandidat një aktor humori, i cili dikur ka bërë për të qeshur edhe Kongresin e PS-së”. Menjëherë pas kësaj deklarate, nuk ka vonuar edhe reagimi i Binajt i cili përmes një postimi në rrjetet sociale iu kundërpërgjigj Ramës duke e akuzuar për aferën e Inceneratorëve. “Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”, shkruan Binaj....