Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kandidati i Berishës në Vlorë pa arsim të lartë: Pse Dionis Sota figuron me dy emra?
Gazeta ‘TemA’ ka siguruar formularin e vetëdeklarimit dhe jetëshkrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Dionis (Erjon) Sota, në të cilin bien në sy disa pasaktësi dhe elementë të pazakontë. Në formularin zyrtar të dorëzuar pranë KQZ-së, kandidati ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është “arsim i mesëm”, ndërkohë që në rubrikën për arsim të lartë ka shënuar “studim aktiv on-line/libra”, pa specifikuar asnjë institucion universitar apo program konkret studimi. Kjo do të thotë se kandidati i mbështetur nga Berisha për drejtimin e një prej bashkive më të rëndësishme të vendit nuk ka një arsim të lartë të përfunduar, dhe aktualisht ndodhet “në studim aktiv”, sipas vetëdeklarimit të tij. Një...