SHBA dhe Kina arritën konsensus fillestar mbi çështjet përkatëse

SHBA dhe Kina arritën konsensus fillestar mbi çështjet përkatëse

Li Chenggang, përfaqësuesi për tregtinë ndërkombëtare i Ministrisë së Tregtisë të Kinës dhe zëvendësministër i Tregtisë i Kinës, tha të dielën që bisedimet ekonomike dhe tregtare midis Kinës e Shteteve të Bashkuara përfshinë çështje të shumta, si kontrolli i eksporteve, zgjatja e mëtejshme e pezullimit të tarifave të ndërsjella, çështja e tarifave të fentanilit dhe bashkëpunimi i kontrollit të fentanilit, zgjerimi i mëtejshëm i tregtisë, si edhe masat e ShBA-së lidhur me tarifat portuale për transportin detar sipas Seksionit 301. Sipas tij, të dyja palët zhvilluan diskutime konstruktive mbi këto tema. Qëndrimi i palës amerikane ishte i ashpër, ndërsa pala kineze mbrojti me vendosmëri interesat e vet. Pas më shumë se një dite diskutimesh intensive, të dyja palët kërkuan mënyra të përshtatshme për të trajtuar...