Rama publikon pamje nga Vlora për rikthimin e hapësirave publike: S’ka pushim!

Rama publikon pamje nga Vlora për rikthimin e hapësirave publike: S’ka pushim!

Operacioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po zhvillohet me intensitet në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e përgatitjeve për zbatimin e programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje të reja nga operacionet që po zhvillohen në qytetin e Vlorës për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit. Në postimin e tij, ai ka theksuar vazhdimësinë e këtij aksioni me një mesazh të shkurtër, por të qartë, “Ska pushim”. Ndryshe nga ndërhyrjet sporadike, kjo nismë është konceptuar si një proces sistematik dhe afatgjatë. Sipas kreut të ekzekutivit, ky operacion nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces sistematik që ka nisur prej muajit...