Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Vlorës, KQZ nuk regjistron Gjergji Nikën
Gjergji Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës, nuk është regjistruar nga KQZ si kandidat për Bashkinë e Vlorës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, tha se Nika duhet të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe duhet të kishte respektuar procedurën. Më tej, Celibashi tha se nga precedenti i vitit 2023, Gjegji Nika nuk mund të regjistrohet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Teksa tha se anëtarit të Këshillit Bashkiak të Vlorës, i lind e drejta që ta kontestojë vendimin e KQZ-së. Nika, më parë ka qenë pjesë e PD dhe më pas me grupimin Basha, shpalli kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme...