Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përmbytjet në Vaun e Dejës, banori: “Gjithçka ndodhi në vetëm 30 minuta…”
Situata paraqitet shumë e rënduar në Vaun e Dejës, ku sipas kreut të Bashkisë Kristian Shkreli 100 banesa janë përmbytur. Një nga banorët, Gjon Dodani ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur në vetëm 30 minuta, ndërsa ka shtuar se dëmi i shkaktuar deri tani ka qenë mbi 50 milionë lekë. “Kam mbi 2 metra ujë në katin e parë, gjithçka ndodhi vetëm brenda 30 minutash. Dëmi që kam pësuar është më shumë se 50 milionë lekë. 15 derra dhe mbi 50 koshere blerë mi ka marrë. Me këto jetoja”, tha ai. Kryebashkiaku Kristian Shkreli shprehet se disa herë ka kërkuar një investim për mbrojtjen nga përroi i Glinës por asnjëherë ai projekt nuk është financuar. Ndërkohë në njësinë Guri Zi ka probleme nga përroi duke...