Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Më shumë emigrantë në Shqipëri, të huajt kanë aplikuar për leje qëndrimi për nëpunësim e studime
Mijëra shtetas të huaj kthejnë sytë drejt Shqipërisë, si një vend që të ofron punësim apo kushte më të mira jetese krahasuar me vendet e tyre të origjinës. Këtë e faktojnë shifrat në rritje të shtetasve të huaj që aplikojnë për leje qendrimi në vendin tonë. “Për vitin 2025 kanë aplikuar për tu pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë rreth 14.806 shtetas të huaj dhe janë pajisur me leje qëndrimi rreth 11 mijë shtetas. Motivi i aplikimeve ka qënë punësimi, kemi mbi 8 mijë shtetas të huaj për arsye punësimi që kanë aplikuar këtë vit për leje qendrimi. Krahasur me vitin 2024 kemi një rritje, sepse për këtë vit është ky numer deri në shtator, ndërkohë për gjithë vitin e kaluar kanë qënë...