Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Parlamenti kroat votoi për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Rajoni E Diel, 26 Tetor 2025 12:54 Parlamenti i Kroacisë ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen, me të cilat rikthehet trajnimi bazë ushtarak i detyrueshëm. Propozimi u miratua me 84 vota pro, 30 abstenime dhe 11 kundër. Programi i trajnimit do të zgjasë dy muaj, ndërsa thirrjet e para për të rinjtë pritet të dërgohen deri në fund të këtij viti. Grupet e para të rekrutëve do të nisin trajnimin në fillim të vitit të ardhshëm në kazermat ushtarake në Knin, Slunj dhe Pozhega. Në regjistrin ushtarak do të përfshihen të gjithë 18-vjeçarët, ndërsa në trajnim do të thirren në vitin kur mbushin 19 vjeç. Ligji parashikon shtyrje për studentët dhe sportistët, ndërsa trajnimin mund ta ndjekin edhe persona deri në moshën 30-vjeçare. Personave...