Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
PD denoncon – “Kandidati i Ramës përfitoi miliona euro nga kontratat publike”, ja për kë bëhet fjalë
Partia Demokratike ka denoncuar abuzimet me fondet publike në Bashkinë e Tepelenës. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se kandidati i Edi Ramës ka marrë miliona euro. Ajo theksoi se kompania ‘2T shpk’, në pronësi të vëllait të Gramos Sakos, ka përfituar rreth 103 milionë euro nga kontratat publike. “Vetëm nga Bashkia Tepelenë, kjo kompani ka përfituar 1.8 milionë euro për projektet e ujësjellësit në Salari, Nivicë, Rexhinë dhe Peshtan.Megjithë pagesat e kryera, banorët e zonës denoncojnë mungesën e ujit në Salari dhe Rexhinë, ndërsa në Peshtan ujësjellësi nuk funksionon prej 5 vitesh”, u shpreh Vangjeli. Denoncimi i PD-së: Bashkia Tepelenë, e drejtuar nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ka treguar se nuk ka pasur asnjëherë në qendër të vëmendjes mirëqenien e qytetarëve, por...