Dyshit të Ramës, Belinda Ballukut i thurren elegji për aftësitë e saj si kleptokrate

Dyshit të Ramës, Belinda Ballukut i thurren elegji për aftësitë e saj si kleptokrate

Shpërthejnë këngët për krahun e djathtë të Edi Ramës pas marrjes nën hetim nga SPAK. Shqiptarët kanë filluar ti dedikojnë këngë mjeshtërisë së zëvendës kryeministres legjendare për aftësinë e saj të jashtëzakonshme në tenderim, prokurime dhe koncencione. Në YouTube kanali TV Albania ka publikuar këngën për Belinda Ballukun, e cila është bërë virale në rrjetet e ndryshme sociale. “Shpresa po vdes, po ikën rinia, po vjen dita. Mos mendo se nuk vjen kur drejtësia zgjohet nuk fal më askënd”, thuhet mes vargjeve dedikuar ministres Balluku. Ndërsa në referen këndohet: “O Belinda s’të mjaftoi as kolltuku, me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u. Ngrihu o popull se ka nevojë Shqipëria, u braktis sot, na iku rinia. Të ngrihemi bashkë, poshtë padrejtësia. O Zot, o...