Kurti paralajmëron rrezikun e zgjedhjeve të reja: Sot duhet të kishim një qeveri koalicioni

Kurti paralajmëron rrezikun e zgjedhjeve të reja: Sot duhet të kishim një qeveri koalicioni

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës këtë të dielë, 26 tetor, ditë që shënon përfundimisht formimin e qeverisë së re ose jo. Në fjalën e tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e njëkohësisht kryeministër ende në detyrë, Albin Kurti tha se “në këto 6 muaj përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk dhanë rezultat”. “Mbi 6 muaj prej thirrjes së seancës, më në fund kemi një Kuvend të konstituuar. Është një vonesë e paprecedentë, ku 5 nga këta 6 muaj deputetët ishin duke pritur Gjykatën Kushtetuese. Asnjë parti që i kemi bërë ftesë nuk ka pranuar bashkëpunim”, tha ai. Sipas tij, po të kishte pasur një qasje pozitive, sot do të ishte krijuar nje qeveri koalicioni. “Sot qeveria propozohet për votim si një...