Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Viktima në sulmin rus ndaj Kievit, Moska njofton se ka rrethuar 5,000 trupa ukrainase në Kupyansk
Tre persona u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën, përfshirë gjashtë fëmijë, pas një sulmi rus në lagjen Desna të Kievit. Sipas kryetarit të bashkisë, Vitali Klitsko, mbeturinat nga disa dronë goditën një ndërtesë banimi, duke shkaktuar zjarr që u përhap në disa kate. Për pasojë shtatë persona u plagosën, përfshirë dy fëmijë, u shtruan në spital. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmet, duke theksuar se Rusia vazhdon të synojë ndërtesat e banimit, fëmijët dhe infrastrukturën civile. Ai tha se vetëm gjatë kësaj jave Rusia ka përdorur mbi 1,200 dronë sulmi dhe 1,360 bomba ajrore kundër Ukrainës. Në frontin lindor, ushtria ruse pretendon se ka rrethuar mbi 10,000 trupa ukrainase në rajonet e Kharkivit dhe Donetskut. Sipas Kremlinit, 5,000 ushtarë ukrainas janë të bllokuar...