Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Aksident tragjik në Kavajë/ 19-vjeçari humb kontrollin, përplas për vdekje këmbësoren
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Golem, ku një grua 56-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, një automjet i drejtuar nga shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., 56 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit ka qenë lagështira në rrugë, që e ka bërë asfaltin rrëshqitës. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të qytetarëve dhe thirrjes së shërbimeve mjekësore, gruaja fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vend. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të ngjarjes.