Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Këneta e dëshpëruar”, Rama komenton kandidaturën e Binajt për Tiranën: Shkriu gazit Kongresin e PS kur luajti rolin tim
Kryeministri Edi Rama, në episodin më të fundit të podcastit “Flasim”, komentoi garën për kryebashkiakun e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliaj. Rama u shpreh se kushdo që voton Partinë Socialiste dhe PDS do të mbështesë Ogerta Manastirliun si kandidaten e duhur për drejtimin e kryeqytetit. Ai e vlerësoi kandidaturën e saj, duke theksuar përvojën e saj në drejtimin e Qendrës Spitalore Universitare dhe Spitalit Rajonal të Vlorës, si shembuj të kapacitetit të saj menaxherial dhe vullnetit të hekurt. Kryeministri komentoi edhe kandidaturën e opozitës, Florian Binajn, një aktor i njohur për shfaqjet e tij komike në “Portokalli”, duke e përshkruar kandidaturën e tij si një përpjekje simbolike të opozitës. “Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin...