Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Nelly Furtado i jep fund performancave live pas 25 vitesh në skenë
Nelly Furtado ka befasuar publikun me një vendim të papritur: këngëtarja kanadeze ka njoftuar se po i jep fund performancave live, pas më shumë se dy dekadash në skenë. 45-vjeçarja ndau lajmin në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për karrierën e saj muzikore që nisi në fillim të viteve 2000 me albumin e suksesshëm Whoa, Nelly! dhe këngë që u bënë himne ndërkombëtare si I’m Like a Bird dhe Maneater. Në mesazhin e saj, Furtado theksoi se dëshiron të përqendrohet në projekte të tjera krijuese dhe personale, pa lënë pas dorë muzikën. “Faleminderit për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm… gjithmonë do të shkruaj këngë”, shkroi ajo, duke ndarë edhe një foto të vjetër nga koncerti i saj i parë dhe një video nga performanca e fundit...