Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Rikthehen sërish bashkë Megan Fox dhe Machine Gun?
Pas muajsh ndarjeje, aludimesh dhe thashethemesh për fundin e romancës së tyre, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly duket se kanë rilidhur fijet e dashurisë. Çifti, që prej marsit të këtij viti është bërë prind i një vajze, Saga Blade, ka gjetur sërish ekuilibrin pas një periudhe të trazuar në marrëdhënie. Sipas revistës People, dyshja po kalon shumë kohë bashkë me të porsalindurën, edhe pse zyrtarisht nuk e kanë konfirmuar rikthimin. “Ai kalon pothuajse çdo natë në shtëpinë e saj. Sillen si çift, por pa e quajtur kështu”, është shprehur një burim për DailyMail. Në një intervistë të fundit për The Jennifer Hudson Show, MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, e quajti Megan “një nënë fenomenale” dhe zbuloi se emri i...