Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Transportonte drogë drejt Greqisë, arrestohet 46-vjeçari në Korçë, një tjetër shpallet në kërkim
Një 46 vjeçar nga Korça ka rënë në prangat e policisë, ndërsa një tjetër është shpallur në këkrim pasi u kap në flagrancë duke transportuar me automjet 16 kg lëndë narkotike kanabis. Raportohet se 46-vjeçari Julian Belortaja dyshohet se do ta transportonte drogën drejt kufirit me Greqinë. Shërbimet e Policisë gjetën në bagazhin e automjetit një çantë sportive, brenda së cilës ishin 15 pako të mbështjella me natriban, me peshë totale 16 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. njofton policia. “Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi disa javor me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin...