Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqiptarët ende besnikë të lekut në dorë, por revolucioni digjital ka nisur
Qeveria ka shpallur objektivin për të bërë një ekonomi cashless brenda vitit 2030 duke nënkuptuar kanalizimin e shumicës së pagesave drejt instrumenteve alternative. Të dhënat e viteve të fundit tregojnë një rritje të shpejtë të pagesave elektronike në Shqipëri, por sidoqoftë, pagesat cash ngelen dominuese dhe objektivi i qeverisë duket ambicioz. Objektivi për një ekonomi cashless nënkupton zëvendësimin e pjesës më të madhe të transaksioneve që kryhen me para fizike me forma alternative të pagesave, ku përfshihen shërbimet që ofron sektori bankar dhe financiar, si transfertat nga llogaria apo pagesat me kartë. Me zhvillimin e teknologjisë, transfertat nga llogaria sot mund të kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike (internet banking), madje edhe pagesat me kartë në pikën e shitjes prej vitesh po konkurrohen me pagesat direkte nga...