Rama komenton për herë të parë kandidimin e Binaj: Na ka shkrirë gazit kur më imitonte

Rama komenton për herë të parë kandidimin e Binaj: Na ka shkrirë gazit kur më imitonte

Në episodin e fundit të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal te kandidimin e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur, por i mbështetur nga opozita Ai u shpreh se të gjithë mbështetësit e PS-së duhet të votojnë Ogerta Manastirliun, teksa foli pak edhe për kandidimin e Bruna Mersinit për Bashkinë e Vlorës. “Risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore për Tiranën dhe Vlorën. Dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar, kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, flas për Ogerta Manastirliun dhe Spitalit Rajonal Të Vlorës, Bruna Mersini. Dy realitete të transformuara tërësisht falë vullnetit...