FOTO / 6 metra nën tokë! Brenda spitalit sekret që trajton ushtarët ukrainas të plagosur nga dronët rusë

FOTO / 6 metra nën tokë! Brenda spitalit sekret që trajton ushtarët ukrainas të plagosur nga dronët rusë

Midis shkurreve të dendura, fshihet hyrja e një spitali të pazakontë. Një tunel i pjerrët prej druri zbret në një sallë pritjeje të ndriçuar mirë. Brenda ndodhet një njësi kirurgjikale e pajisur me shtretër, monitorë kardiakë dhe respiratorë. Raftet janë të mbushura me pajisje mjekësore, ilaçe dhe rroba të pastra për të plagosurit. Në dhomën e stafit, ku ndodhen një makinë larëse dhe një ibrik elektrik, mjekët ndjekin në ekran lëvizjet e dronëve rusë që enden në qiell. Ky është spitali sekret nëntokësor i Ukrainës. Ai u hap në muajin gusht dhe është i dyti i këtij lloji, i vendosur në lindje të vendit, pranë vijës së frontit dhe qytetit të Pokrovskut, në rajonin e Donetskut. “Ndodhemi gjashtë metra nën tokë. Është mënyra më e...