Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Nuk ka tregti pa ndaluar luftën!” Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin
Tajlanda dhe Kamboxhia kanë nënshkruar sot, 26 tetor, një marrëveshje të zgjeruar për armëpushim, në prani të presidentit amerikan Donald Trump, gjatë samitit të ASEAN në Kuala Lumpur, Malajzi. Marrëveshja vjen si një vazhdim i armëpushimit që i dha fund luftimeve të përgjakshme kufitare në muajin korrik. Kryeministri kamboxhian Hun Manet dhe ai tajlandez Anutin Charnvirakul firmosën marrëveshjen pas ardhjes së Trump në samit. Presidenti amerikan deklaroi se “u realizua diçka që shumë njerëz e panë të pamundur”, duke e nënshkruar marrëveshjen së bashku me kryeministrin malajzian Anwar Ibrahim, mikpritës i samitit. Kryeministri tajlandez e quajti marrëveshjen si “bazë për një paqe të qëndrueshme”, ndërsa Hun Manet e cilësoi këtë si një “ditë historike”. Masa të parashikuara në marrëveshje Marrëveshja parashikon lirimin e 18 ushtarëve kamboxhianë nga Tajlanda, si...