“Grushti i shtetit” i Berishës shkon në SPAK/ Beqiri: Banda e tij donte të vriste Nanon

“Grushti i shtetit” i Berishës shkon në SPAK/ Beqiri: Banda e tij donte të vriste Nanon

Avokati Idajet Beqiri ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kreut të opozitës Sali Berisha dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, për ngjarjet e njohura si “grushti i shtetit” i vitit 1998. I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, Beqiri deklaroi se ngjarjet e asaj kohe përbëjnë “njollën më të zezë në historinë e shtetit shqiptar”, pasi lanë pas shumë viktima dhe pasoja të rënda. Ai tha se, pasi pa që SPAK nuk ishte marrë me këtë çështje, përgatiti personalisht dosjen dhe kallëzimin penal. Sipas tij, Berisha ka qenë organizatori kryesor i grushtit të shtetit, së bashku me disa bashkëpunëtorë të afërt, ndër të cilët përmendi Genc Pollon. Beqiri, që thotë se ishte dëshmitar okular dhe viktimë e asaj ngjarjeje, akuzon Berishën...