Në podcastin e sotëm të “Flasim”, 26 tetor, kryeministri Edi Rama preku shkurtimisht garën elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.
Nga kandidatët e PS-së, veçoi dy gra, të cilat sipas tij kanë një vullnet të hekurt në përmbushjen e detyrave dhe që kanë aftësi të jashtëzakonshme menaxheriale. Kandidaten për Tiranën, Ogerta Manastirliu dhe ajo për bashkinë e Vlorës, Bruna Mersini.
Tha se dy socialistet do të jenë përballë “shëmbëlltyrës kuptimplotë të disfatës së radhës të kënetës”, referuar opozitës.
Nuk la pa ironizuar kandidaturën e pavarur të aktorit të humorit, Florjan Binaj, i cili mbështetet nga Partia Demokratike në këtë garë.
“Për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë. Madje e ka shkrirë gazit edhe Kongresin e PS-së, kur ka ardhur për të më imituar mua. Se gjykoj për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë”, u shpreh kryeministri.
‘Ka shkrirë gazit edhe Kongresin e PS”! Rama ironi me Binajn: Kandidat i opozitës? Aktorët me role jetojnë…
