Qeveria synon heqjen e parasë fizike: Do të funksionojë apo është thjesht një ëndërr?

Qeveria synon heqjen e parasë fizike: Do të funksionojë apo është thjesht një ëndërr?

Një nga objektivat madhorë të shpallur nga Kryeministri për mandatin e katërt qeverisës është zhvendosja drejt një ekonomie cashless (pa para fizike) brenda vitit 2030.Në vazhdim, ministrja e Ekonomisë ka paralajmëruar aplikimin e masave për uljen e përdorimit të cash në ekonomi vitin e ardhshëm. Objektivi për një ekonomi cashless nënkupton zëvendësimin e pjesës më të madhe të transaksioneve që kryhen me para fizike me forma alternative të pagesave, ku përfshihen shërbimet që ofron sektori bankar dhe financiar, si transfertat nga llogaria apo pagesat me kartë. Me zhvillimin e teknologjisë, transfertat nga llogaria sot mund të kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike (internet banking), madje edhe pagesat me kartë në pikën e shitjes prej vitesh po konkurrohen me pagesat direkte nga llogaria, nëpërmjet QR Code. Në Shqipëri,...