Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

Në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, duke shënuar nisjen e orës dimërore. Kjo do të thotë se do të fitojmë një orë më shumë gjumë, por dita do të fillojë të errësohet më herët. Ndryshimi i orës është një praktikë që shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë, e aplikojnë prej dekadash, me synimin për të kursyer energji dhe për t’u përshtatur me ndryshimet sezonale të dritës natyrale. Përparësitë e kthimit të orës prapa -Më shumë gjumë dhe pushim-Kthimi i orës një orë pas na dhuron një orë shtesë gjumi gjatë natës së parë, duke ndihmuar trupin të rikuperojë lodhjen dhe të rifitojë energjinë. -Përshtatje më e mirë me dritën natyrale në mëngjes-Në ditët që...