Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë, nga ulja e komisioneve tek instant payments
Rritja e pagesave elektronike në ekonomi, përveçse nga turizmi dhe nga zhvillimi i tregut, po nxitet në një masë të madhe edhe nga nismat e institucionit rregullator.Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa nisma që në mënyrë direkte apo indirekte kanë nxitur formalizimin e pagesave dhe kanalizimin e tyre brenda sektorit financiar, me fokus më specifik sidomos kanalet dixhitale.Në vitin 2020, Banka e Shqipërisë vendosi të rregullonte komisionet e transfertave bankare në Lek.Masat e atëhershme parashikonin përjashtimin nga komisionet për transfertat e vogla deri në 20 mijë lekë që kryheshin nëpërmjet kanaleve dixhitale. Sipër kësaj shume, komisionet për pagesat elektronike duhet të ishin të paktën 50% më të lira se ato në degë.Në vitin 2022, ngritja e sistemit kombëtar për pagesat në Euro, AIPS Euro, mundësoi...