Turi në Azi, Trump synon të arrijë një marrëveshje me Xi Jinping

Turi në Azi, Trump synon të arrijë një marrëveshje me Xi Jinping

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të provojë të arrijë një marrëveshje me homologun e tij kinez, Xi Jinping, teksa po zhvillon një udhëtimi në Azi, një rajon i goditur nga politikat e tij tregtare. Trump, i cili u largua nga Uashingtoni të premten në mbrëmje, do të zhvillojë një udhëtim pesëditor në Malajzi, Japoni dhe Korenë e Jugut, i pari i tij në rajon dhe udhëtimi më i gjatë jashtë vendit që nga marrja e detyrës në janar. Udhëheqësi republikan shpreson të grumbullojë marrëveshje tregtare, minerale kritike dhe armëpushim përpara se të kalojë te sfida më e vështirë, një takim ballë për ballë me Xi të enjten në Korenë e Jugut. Trump po punon gjithashtu për të ruajtur arritjen karakteristike të politikës së jashtme të mandatit...