Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Nga dosja e tunelit të Llogarasë te çështja “Thuman-Kashar” dhe Aeroporti i Vlorës! Balluku nën hetim nga SPAK, gazetarja Lala: Ministrja më e përfolur për aferat korruptive!
Nga dosja e tunelit të Llogarasë te çështja “Thuman-Kashar” dhe Aeroporti i Vlorës! Balluku nën hetim nga SPAK, gazetarja Lala: Ministrja më e përfolur për aferat korruptive! Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi marrjen në hetim nga SPAK të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për të cilën tha se është gruaja më e përfolur për aferat korruptive. Lala theksoi se ndaj Ballukut janë depozituar një sërë kallëzimesh penale, si nga opozita, ashtu edhe nga individë të ndryshëm, duke e bërë “ndoshta gruan më të kallëzuar në SPAK”. “Balluku ka qenë një ndër zonjat më të përfolura për aferat korruptive, ka një sërë kallëzimesh ndoshta mund të jetë gruaja më e kallëzuar në SPAK, si nga opozita dhe nga individë. Në rastin konkret, Balluku...