Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
A po e “thumbojnë” sërish njëri-tjetrin Loredana dhe Jozi?
Loredana dhe Jozi, dy emra që pas “Big Brother Albania” vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e ndjekësve, janë rikthyer sërish në qendër të diskutimeve pas disa postimeve që shumë i kanë interpretuar si “kunja” të ndërsjella. Gjithçka nisi me një “Instagram Story” nga Jozi, ku ai publikoi një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem”, të shoqëruar me një fjali që u pa si një mesazh me nënkuptim: “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.” Kaq ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë me komente, sidomos pasi vetëm pak ditë më parë, Loredana kishte deklaruar në “Shqipëria Live” se Jozi ka qenë i vetmi partner që ka pasur këtë vit. Por as Loredana nuk qëndroi në heshtje. Vetëm pak orë më vonë, ajo publikoi...