Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, bëri thirrje që opozita të nisë protesta të fuqishme për të kërkuar largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, pas marrjes nën hetim të ministres së Energjisë, Belinda Balluku. Salianji tha se rasti i Ballukut duhet t’i shërbejë opozitës si motiv për të mobilizuar qytetarët dhe për të thyer “apatinën” që ai sheh në shoqëri. “Edhe ky rast duhet të shërbejë që opozita të organizojë protesta të fuqishme, për të treguar që kjo nuk mund të normalizohet dhe as të pranohet. Duhet një shkundje e të gjithë shoqërisë,” tha Salianji. Ai shtoi se detyra e opozitës është të “vrasë frikën” dhe të dalë në ballë të përballjes me qeverinë. Sipas tij, vjedhjet dhe përdorimi i institucioneve për interesa...