“Jam kushëriri i kryeministrit, do më vrasin”, biznesmeni kontravers kërkon azil në Shqipëri

“Jam kushëriri i kryeministrit, do më vrasin”, biznesmeni kontravers kërkon azil në Shqipëri

Sohel Rana, një biznesmen i cilësuar kontravers nga mediat e vendit të tij në Bangladesh, raportohet se ka ardhur në Shqipëri prej disa muajsh dhe kërkon azil politik. Ai raportohet se është pronar i kompanisë së tregtisë elektronike e-Orange dhe ish-inspektor i stacionit të policisë Banani të Dakës. Sipas gazetës së përditshme në Bangladesh, “Prothom Alo” shtetasi Sohel Rana ka pretenduar të jetë i afërm i Sheikh Hasinës, kryeministres së rrëzuar të Bangladeshit. Ai tka thënë se është larguar nga vendi për arsye politike dhe nga frika se mund të përballet me dënimin me vdekje nëse kthehej mbrapsht. Zëdhënësi i selisë së policisë dhe Ndihmës Inspektori i Përgjithshëm (AIG) i policisë AHM Shahadat Hossain i ka thënë medias: “Sohel Rana është aktualisht në burg në...