A depërtoi ‘Rrumi i Shijakut’ deri në sistemin bankar duke futur shuma të mëdha parash të falsifikuara?

A depërtoi ‘Rrumi i Shijakut’ deri në sistemin bankar duke futur shuma të mëdha parash të falsifikuara?

Falsifikimi përbënte një prej aftësive kryesore të grupit të Rrumit të Shijakut, të cilën duket se e kanë shtrirë edhe në drejtime të tjera. Në dosjen hetimore zbulohet se Laho me të vëllanë falsifikonin dhe hidhnin në qarkullim shuma të mëdha parash të falsifikuara. Madje, bisedat mes tyre zbulojnë se ata mund t’i kenë futur edhe në sistemet bankare. Rrumi: Ço ndonjë te daja në Rinas se i ka bërë ato lekët. I ka në shtëpi, t’i shohim njëherë si i ka bërë, se mi nisi me foto. Dhe tani i ka shkuar ai robi që i ka bërë, është te shtëpia aty. Do i fusim me ndonjë bankë aty, po mundëm… Vullneti: “Po do 20 %, apo ke folur ti…Ke folur me ndonjë ti?...