Investimi në rrugën Tiranë-Durrës, Balluku inspekton ecurinë e punimeve në autostradë

Investimi në rrugën Tiranë-Durrës, Balluku inspekton ecurinë e punimeve në autostradë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar punimet për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Tiranë-Durrës, një projekt i Agjencisë Shqiptare të Rrugëve. Sipas Ballukut, projekti synon përmirësimin e cilësisë dhe pamjes së akseve rrugore në gjithë vendin, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik. Ajo bëri të ditur se punimet po ecin me ritme të mira dhe se faza e parë dhe e dytë e projektit, deri te nënkalimi i Kasharit, pritet të përfundojnë dhe të hapen për qarkullim deri në fund të muajit dhjetor. Ministrja theksoi gjithashtu se krahas zgjerimit të rrugëve, po punohet edhe për pastrimin e objekteve pa leje dhe për shtimin e gjelbërimit përgjatë akseve kombëtare./vizionplus.tv