Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria mbyll hetimet për Hekuran Gjonin/ Zbulohet dosja e plotë
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij 74-vjeçari Hekuran Gjoni, natën e 1 shkurtit të këtij viti. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht kanë debatuar me fjalë e më pas e ka goditur me shpullë. Pas kësaj 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij. I moshuari është penduar për vrasjen e të birit, teksa ka deklaruar se ka qenë ngjarje e momentit dhe se është i rënduar psikologjikisht për krimin. Mbi Hekuran Gjonin rëndon akuza “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetuesit kanë gjetur njolla gjaku në këmbët e tavolinës, peshqir dhe tapetin...