No Image Available

Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës pas grabitjes spektakolare

Luvri ka zhvendosur disa nga bizhuteritë e tij më të çmuara në Bankën e Francës, sipas radios franceze RTL, pas një grabitjeje të guximshme në mes të ditës javën e kaluar që zbuloi cenueshmërinë e muzeut të famshëm. Transferimi i disa objekteve të çmuara nga “Salla e Apolonit” e muzeut, ku ekspozohen bizhuteritë e kurorës franceze, u krye dje, të premten, nën shoqërimin e policisë sekrete, raportoi RTL, duke cituar burime që nuk dëshironin të identifikoheshin. Banka e Francës, ku ruhen rezervat e arit të vendit në një thesar masiv 27 metra nën tokë, ndodhet vetëm 500 metra larg Luvrit, në bregun e djathtë të lumit Sena. Luvri dhe Banka e Francës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Reuters për koment. Grabitësit vodhën tetë copë...