Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Korça destinacion i fundjavës, performojnë bandat frymore! Në Boboshticë festë me lakrorë e raki mani
Në Boboshticë u organizua “Tregime Fshati”, një festë që bashkoi traditën, shijet dhe mikpritjen e banorëve vendas. Amvisat gatuan receta tradicionale, si lakrori me dy petë, duke ndarë sekret e kuzhinës me të ftuarit. Vizitoret nuk u mjaftuan vetëm degustim por provuan vetë të hapnin petët. Rakia e manit shkëlqente në ngjyrën e saj karakteristike, ndersa burrat e Boboshticës rrëfyen me krenari procesin e distilimit. “Tregime Fshati” solli jo vetëm shije dhe aromë, por edhe ndjesinë e kthimit te rrënjët, një udhëtim që bashkon të shkuarën me të tashmen. Ndërsa qyteti i Korçes u kthye në një skenë të hapur koncertale. Parada e Bandave Frymore pushtoi qytetin në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore “Lulu Fest”. Marrin pjese 150 artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia...